Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ta dënojë me 21 vite burg ish-Agjentin e Shërbimit Informativ shtetëror, Xhevahir Mzhika. Ai u ndesh në gjykatë me akuzën e “Vrasjes me Dashje” referuar ngjarjes së ndodhur gushtin e vitit të shkuar në zonën e Fushës Aviacionit në Tiranë, ku mbeti i vrarë pronari një servisi makinash, Florian Selmani.
Vendimi Gjykatës erdhi pas 32 seancash. Mzhika akuzohej dhe për armëmbajtje pa leje, por për këtë akuzë gjykata vendosi bashkimin e dënimit me akuzën e parë.
Sipas dosjes së prokurorisë, shkak për konfliktin dhe më tej vrasjen e Selmanit është bërë një gomë e vjetër e cila sipas autorit të krimit ishte vendosur nga i ndjeri tek makina e tij. Goma kishte shpërthyer gjatë ecjes, duke i shkaktuar aksident agjentit të SHISH, i cili më tej është konfrontuar fizikisht me pronarin e servisit, duke përfunduar me vrasje.
Diskutime rreth kësaj post