Tetë kandidatura janë paraqitur në Presidencë për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës së Lartë. Procedura nisi pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Nuni.
Afati i dorëzimit të dokumenteve ishte deri më 25 prill, ku edhe është bërë publike dhe lista e të interesuarve për vendin vakant. Mes tyre është dhe ish nënkryetari i Këshillit të lartë të Drejtësisë, Ilir Panda.
Kandidatura të tjera janë Astrit Kalaja, Arta Llazari, Entela Prifti, Elona Stavri, Luan Hasneziri, Sokol Hasani dhe Sokol Ngresi.
Diskutime rreth kësaj post