Horoskopi ditor, e shtunë 30 prill 2016
Dashi
Nëse e keni gjetur tashme shpirtin tuaj binjak me te cilin doni te kaloni jetës, sot planetët do ju ndihmojnë ta forconi edhe me tepër lidhjen tuaj. Edhe beqaret do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me takime fantastike. Duhet ta shfrytëzojnë secilën, por hapat duhet t’i hedhin me qetësi. Buxheti për fat te mire do ketë veçse përmirësime edhe pse nuk do ndaleni se shpenzuari.
Demi
Plutoni do jete planeti qe do ju nxite te jeni me shprehës dhe me joshës gjate kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do ketë veçse përmirësime. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri, por pranë miqve te ngushte do ndihen mjaft mire. Ne planin FInanciar duhet te bëni një riorganizim te situatës, pasi ne te kundërt gjendja do vazhdoje te mbetet e vështirë dhe delikate.
Binjaket
Do i jepni rëndësi shume te madhe sot jetës tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin do jete e jashtëzakonshme. Nuk do mungojnë as surprizat reciproke për njeri-tjetrin. Beqaret me mire te presin edhe pak për te bere ndryshime, pasi nëse nxitohen sot mund te përballen shpejt me zhgënjime. Gjendja e FInancave nuk do jete aspak e mire. Beni kujdes me çdo lloj shpenzimi te tepruar.
Gaforrja
Duhet me patjetër t’i kushtoni me shume rëndësi partnerit tuaj sot, pasi nëse e lini pas dore duke u marre me gjera te tjera, ka rrezik qe dalëngadalë ta humbisni atë. Beqaret do kenë mundësi për aventura te jashtëzakonshme, por do e kenë vete ne dore nëse do i shfrytëzojnë apo jo. Ne planin FInanciar mund te keni disa probleme te vogla, por asgjë për t’u alarmuar.
Luani
Tregohuni me realiste sot ju te dashuruarit dhe pranojini gabimet qe keni bere kohet e fundit. Mendjemadhësia dhe kokëfortësia nuk kane për t’iu çuar askund. Beqaret do mbështeten nga Venusi dhe do ja arrijnë ta bëjnë për vete një person qe kane pasur ne mendje prej kohesh. Buxheti do ketë përmirësime te mëdha. Shfrytëzojeni këtë gjë për te zgjidhur problemet.
Virgjeresha
Partneri do mundohet sa te mundet t’ua plotësojë dëshirat sot ju te dashuruarve, por ju nuk do jeni ne humor dhe as vete nuk do e dini çfarë kërkoni. Beqaret nuk duhet t’i kushtojnë shume rëndësi pamjes se jashtme te disa personave sepse ndonjëherë ajo zhgënjen. Buxheti do vije duke u stabilizuar dhe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht.
Peshorja
Do keni vështirësi te njëpasnjëshme sot ju te dashuruarit dhe nuk do mungojnë as debatet e forta për disa çështje me rëndësi te madhe. Beqaret nga ana tjetër duhet te përgatiten për momente te paharruara qe do ua ndryshojnë jetën. Financat do jene te kënaqshme, megjithatë nuk duhet te nxitoheni e te kryeni shpenzime te tejskajshme. Mendoni te mblidhni disa para edhe për nesër.
Akrepi
Do jeni shume me tolerante dhe me te kuptueshëm sot ju te dashuruarit. Bashkëpunimi ne çift do jete i madh dhe disa miq do ju kenë zili. Beqaret ende nuk do e kenë mendjen për te krijuar një lidhje dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen. Gjendja e FInancave do ketë përmirësime te papritura për shkak te realizimit me sukses te disa projekteve te mëdha, Ne fakt askush nuk kishte besim se ju mund t’ia dilnit.
Shigjetari
Sot do qëndroni me tepër pranë partnerit tuaj dhje do dialogoni me te për gjithçka. E gjithë kjo do ju afroje edhe me shume me njeri-tjetrin dhe do arrini te njihni edhe ane te tjera te karaktereve Beqaret nuk do e kenë mendjen për te krijuar një lidhje, por Kupidi do i godasë me shigjetën e tyre. Ne planin FInanciar mos u tregoni te pamatur sepse keni për te pasur probleme serioze.
Bricjapi
Do e komplimentoni gjate gjithë kohës partnerin tuaj sot dhe ai nga ana e tij do ju dashuroje me fort dhe do ju përgatisë gjithë kohës surpriza. Beqaret nuk do FIllojnë dot as lidhje dhe as aventura, pasi nuk do kenë aspak kohe te lire. Ne planin FInanciar do keni probleme goxha serioze dhe nuk do dini çfarë.
Ujori
Dëgjojeni me kujdes partnerin tuaj sot dhe mos bëni gjera qe ai nuk i pëlqen. Vetëm kështu lidhja juaj do ece ne drejtimin e duhur. Beqaret nuk do arrijnë dot te realizojnë takimet e ëndërruara dhe do vazhdojnë te mbeten ende vetëm. Ne planin FInanciar bëjini me kujdes llogarite para se te kryeni shpenzime. Ne këtë mënyrë do e mbroni veten nga te papriturat e pakëndshme.
Peshqit
Dite shume e bukur do jete kjo për ata qe kane një lidhje. Te dy se bashku do merreni edhe me disa rregullime ne shtëpi dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Beqaret nuk do duan te bëjnë ndryshime dhe do kenë një dite tërësisht te zakonshme. Me shpenzimet do jeni tejet te kujdesshëm dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme. Vazhdoni ne këtë rruge.
Diskutime rreth kësaj post