Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore te Policise Tiranë finalizoi operacionin “Hotline” për veprat penale të “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.
Per rrjedhoje janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset: E. Ll., 18 vjeçe, banuese në Tiranë. V. V., 22 vjeçe, banuese në Tiranë. R. K., 25 vjeçe, banuese në Tiranë. L. N., 23 vjeçe, banuese në Tiranë dhe F. J., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimi i kryer ka rezultuar se shtetaset E. Ll., V. V. dhe R. K., dyshohet se kanë kryer veprimtari te paligjshme “Chat Line”. Këto shtetase ishin punësuar në mënyrë të paligjshme nga shtetaset L. N. dhe F. J., menaxhere të kompanisë “Adult Work” (chat line).
Kjo veprimtari e paligjshme kriminale zhvillohej në zonën e Unazës së re pranë lokalit “Astirit” dhe në Rrugën e Kavajës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 njësi qëndrore dhe monitorët përkates. 7 web camera, 10 lodra sexuale, 3 telefona celulare.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga Neni 117 dhe 115 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post