Rrëzimi i helikopterit/ Biseda e fundit e 2 pilotëve me kullën
Përpara se helikopteri ushtarak “EC-145” të rrëzohej në ujë ka komunikuar me kullën e komunikimit në Rinas, duke dhënë koordinatatat e fundit, me vendodhjen e tij.
“…Jemi mbi Vermosh…, gjithçka po shkon mirë, do fluturojmë mbi liqenin e Shkodrës dhe më pas do përfundojmë fluturimin në bazë…”.
Kjo ka qenë biseda e fundit e dy pilotëve që humbën jetën tragjikisht Donald Hoxha dhe Floran Delia kanë bërë me kullën e komunikimit në Rinas, raporton shqiptarja.com
Në komunikimin e fundit ushtarakët nuk kanë raportuar asnjë anomali teknike, por vetëm kanë dhënë vendodhjen dhe lartësinë e fluturimit dhe pas kësaj komunikimi është mbyllur.
Diskutime rreth kësaj post