Nga Spartak Ngjela
Pse u trembe Sali për armet: ti the “nuk do gjeni vrimë ku të futi”? Madje na e the kërcënimin dhe me nëndialekt “ftuti” dhe jo “futeni”.
Pse, kaq shpejt tremben “tribunët e popullit”?
U kap tani; prandaj eshte trembur Saliu. Është në hallin e falimentit vetiak.
Qendroi Sali asaj që the; se burgu për burra është; pa lere ligjin amerikan, se është avokati. Fakti që trembesh, ke shumë mëkate…prandaj kërkove edhe armët.
Po Bashë ziu, ku ndodhet me anijen e tij të shkapërderdhur PD?
Bashë ziut, që i duket vetja Pashe, i kanë kërkuar distancimin nga Saliu. Dhe ka filluar të disrancohet.
Po Rama?
Rama i mërzitur deshi të gjente nen zbutes me fjalen “qesharak”, per një bandit. Njëlloj si në kohen e Gërdecit. Infantilitet politik sërish.
Por ky duhet të fusë ligjin e Reformës në Drejtësi në Parlament urgjentisht, se nuk ka as aftësi dhe as mundësi që të gënjejë amerikanët.
Po Meta? Meta është në hallet e tij për Kodrën e Diellit; për 100 ha në Borsh; për Kampin e Punëtorëve në Sarandë dhe për sa e sa të tjera që janë e që do të të merren. Meta… duhet ta dorëzosh të gjithë gjënë e vjedhur!
Kot e ke Meta, je kusht per futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk e ka Rama në dorë, se qeveria e tij është në Embargo perëndimore për kushtin Berish-Meta, dhe nuk ka para, po vdes se nuk po realizon dot kushtin. Nuk do të kete as rroga për të paguar. Nuk shkon dot te Berisha ti Meta, se jeni Kusht te dy, nuk e tremb dot më Ramën me këtë loje. Je në rrugën drejt kryqezimit, me gjithe “tribunin e popullit, Sali, që ka vjedhë popullin.
Kjo është gjendja mizerabël e politikës shqiptare, dëmet e së cilës po i paguajnë si gjithmonë shqiptarët, të kapur si robër nga bandat e më sipërme.
“Mezi pres me ti pa sytë”, Venera dhe Lindi suprizojnë ndjekësit, çifti në pritje të ëmbël?
Pak minuta më parë çifti i njohur i showbizzit, Venera dhe Lind Islami, kanë publikuar albumin e tyre më të...
Diskutime rreth kësaj post