Sirian, refugjat, person me aftësi të kufizuara për shkak të luftës dhe sportist, Ibrahim al-Hussein, 27 vjeç, do të çojë sot në mbrëmje Flakën e Lojërave Olimpike të Rios në kampin e migrantëve në Athinë dhe së bashku me të edhe shumë simbole.
Në vizitën e tij të fundit në kampin Eleonas, i cili strehon 1 620 persona në periferinë industriale të Athinës, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (CIO) Thomas Bach kishte premtuar se një nga pishtarët e Flakës Olimpike do të kalonte nga kampi dhe në këtë rast do të ishte një refugjat që do ta çonte atë.
Ai kishte njoftuar gjithashtu se një delegacion atletësh refugjatë do të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike Rio2016 (5-21 gusht).
Kjo flakë do të dërgojë një mesazh shprese dhe besimi për refugjatët, duke tërhequr vëmendjen e opinionit mbarë botëror për të ardhmen dhe problemin e rreth 60 milionë refugjatëve në botë./
Diskutime rreth kësaj post