Shqipëria rezulton të jetë një nga vendet më të ekspozuara ndaj katastrofave natyrore. Sipas studimit World Risk Report, vendi ynë ka sigurinë më të ulët jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por në të gjithë Europën.
Organizata që bashkëpunim me Universitetin e Kombeve të Bashkuara dhe Institutin për Sigurinë dhe Mjedisin, në raportin e saj të fundit mbi sigurinë në botë, të siguruar për lapsi.al nga gazetari Vincent Triest, e rendit Shqipërinë në vendin e 37.
Në këtë mënyrë, Shqipëria ka humbur dy vende nga indeksi i sigurisë, i vitit 2011.
Më mirë se Shqipëria janë Xhibuti, Zimbabve, Afganistani, Burkina Faso, Bregu i Fildishtë, Mianmari, Mozambiku, Mali, gana, Uzbekistani, Guine, Suriname, Hollanda, ishujt Malavi, Kirgistani, Murirania, Nigerie, Sudani, Tanzania, Liberia, Butani etj.
Me keq janë Indonezia, Sierra Leone, Burundi, Togo, Hondurasi, Senegali, Çadi, Kameruni, Madagaskari, Kili, Republika Dominikane, benini, Nigeria, Guajana, etj…
Vendi më i rrezikshëm përsa u përket katastrofave natyrore është Vanuatu, i pasuar nga Tongo, Filipinet e Guatemala.
Shtetet me të sigurta në botë rezultojnë Katari dhe Malta.
Shqipëria rezulton të ketë indeksin 10.03, më të lartin në Ëuropë. Rrezikshmëria matet edhe nga mundësia që ka vendi për t’i përballuar katastrofat natyrore që mund ta godasin. Shqipëria ka qenë disa herë pjesë e të tilla fatkeqësive natyrore, si përmbytjet e shkaktuara nga reshjet dhe daljet e lumenjve nga shtrati.
Diskutime rreth kësaj post