Vendimi për përjashtimin e Berishës ka qenë në qendër të debateve të së hënës në grupin parlamentar të PD-së. Por në fakt ai është kthyer në një demostrim të deputetëve për të treguar se sa i rëndësishëm është ish kryetari, se sa i madh është roli i tij në parlament dhe sa e rëndë është pesha e tij historike. Nga një mbledhje për të marrë një vendim, ajo është shndërruar në një manifestim dashurie për Berishën.
Fjalën fillimisht e ka marrë Lulzim Basha i cili ka hedhur dy opsione : Ose bllokim të parlamentit ose bojkotim të tij. Varianti i parë, ai i mos bojkotit ka gjetur vetëm përkrahjen e Genc Pollos me argumentin se edhe socialistët atë duan që të kalojnë ligjet e tyre me qetësi.
Ndërsa gjithë të tjerët janë bashkuar rreth motos nuk kemi çe duam parlamentin pa Berishën.
Gert Bogdani:Do të ishte e udhës që të shkonim në bojkot, për aq kohë sa edhe z. Berisha është në bojkot. Në gjykimin tim, është gjëja më minimale që mund të bëjë Grupi parlamentar në një kohë që është marrë një masë e tillë ndaj liderit historik të PD-së.
Jozefina Topalli: Ai nuk është një deputet i zakonshëm. Duke goditur Berishën, shumica godet në mënyrë të drejtpërdrejtë, për të disatën herë, opozitën
Roland Keta: Duhet të bojkotojmë. Doktor Berisha është lideri historik i kësaj partie.
Albina Deda: Edhe unë mendoj se vendimi më i drejtë do të ishte bojkoti parlamentar. E shoh si një detyrim që Grupi parlamentar ka ndaj figurës dhe personalitetit të z. Berisha.
Astrit Veliaj: Berisha është lideri historik i kësaj force politike, ashtu siç është edhe në sallën e Parlamentit lideri i opozitës. Në mungesë të tij në seancë, e shoh të kotë të marrim pjesë në punimet e Kuvendit përgjatë gjithë javës, ashtu edhe të enjten në Parlament. Opozita pa lider nuk mund të jetë në Parlament, aq më tepër kur ky vjen si një sulm përmes një dënimi nga shumica.
Flamur Noka: Jo, jo, s’ka vend për diskutim kjo çështje. S’mund të shkojmë në seancë pa Doktorin..
Diskutime rreth kësaj post