Xhevahir Sukaj bën sërish heroin dhe i jep një tjetër tre pikësh Partizanit, të cilët mposhtin 1-0 Kukësin në shtëpi dhe marrin kreun për disa orë, ose për më gjatë në rast se Skëndebru bie në Tiranë.
Sulmuesi shkodran ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi në minutën e 93, duke çuar topin pas shpinës së Koliçit.
Në pjesën e parë, kur luhej minuta e 44, një ndërhyrje e gabuar e portierit Alban Hoxha ndaj kroatit Dvornekoviç në zonën e rreptësisë bëri që kapiteni të ndëshkohej me kartonin e kuq, duke lënë ekipin me 10 lojtarë.
Mirëpo, portieri i dytë, Dashamir Xhika priti 11-metërshin duke shmangur golin e disavantazhit. Në të 84-n edhe Kukësi mbetet me 10 lojtarë në fushë pasi Lladrovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Humbjën e Kukësit e ka shfrytëzuar më së miri edhe Teuta e cila fitoi 4-1 në transfertën ndaj Tërbunit. Pas kësaj fitore, durrsakët shkojnë në kuotën e 52 pikëve, aq sa ka ede skuadra e Duros por që renditet ene vendin e tretë falë golaverazhit.
Vllaznia mposht Flamuratin 2-1 në shtëpi falë golave të Cicmil dhe Shtubinës duke i dhënë një qetësi skuadrës së Cungut.
Mirëpo, gjithçka komplikohet tani për vlonjatët, pasi Bylis fitoi përballë Laçit 1-0 dhe shkon në kuotën e 28 pikëve, aq sa edhe Flamurtari që tani për tani mbetet larg zonës së ftohtë vetëm falë golaverazhit.
Diskutime rreth kësaj post