Vazhdojnë fyerjet banale të opinionbërësve shqiptarë, të cilët nuk kursejnë asgjë për të imponuar vëmendje mediatike.
Gjatë emisionit Opinion në lidhje me temën e lidhjes së politikës me Shullazin, pati një shkëndijë mes analistit Andrea Stefani dhe studiuesit Agron Gjekmarkaj.
Gjermakaj tha se emri i Shullazit ka filluar të shqiptohet vetëm pas arrestimit të tij, çfarë tregon kjo, kjo do të thotë se në vend ka një përceptim mbi frikën, një përceptim që; qoftë politikani, qoftë analisti nuk e mbron shteti.
Ai tha se në analizën e z.Peza dhe Stefani vura re një analizë që nënkuptonte se po e çonte prokurorinë si armiku i një shteti tjetër.
Ka mjaftuar kjo deklaratë që të ndizen zërat mes Stefanit dhe Gjekmarkajt. /Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post