Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka nënshkruar ligjin me të cilin ndalohet shfaqja e të gjithë filmave të xhiruar në Rusi pas vitit 2014, kur ky vend aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina, raporton Anadolu Agency (AA).
Ligji të cilin e nënshkroi Poroshenko të mërkurën në mbrëmje, ndalon shfaqjen e të gjithë filmave të kompanive ruse dhe shtetasve rusë pas vitit 1991, nëse të njëjtit “lavdërojnë punën e organeve shtetërore të Rusisë”.
Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Rusisë u ashpërsuan në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina dhe ofron mbështetje separatistëve në lindje të vendit.
Në përleshjet mes kryengritësve dhe forcave qeveritare ukrainase që nga muaji prill i vitit 2014 të paktën 8.100 persona kanë humbur jetën.
Edhe pas ndërmjetësimit evropian, ndërprerja e armiqësive në lindje të Ukrainës dhe zgjidhja politike momentalisht duken si perspektiva të largëta.
Diskutime rreth kësaj post