Çështja “Shullazi” ka qenë në qendër të debatit në seancën e sotme parlamentare. Në debate është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.
Gjatë replikave me deputetët e opozitës, Rama tha se është përballur dy herë më Shullazin.
“Shyqyr që ju doli Shullazi të gjeni sebepin tjetër të shtyni reformën në drejtësi.
Meqë nga vendi flisni edhe me pa karar se këtu, unë them që është humbja më e madhe e kohës kjo e enjte këtu me ju sepse jeni kaq larg realitetit dhe keni kaq pak respekt për shqiptarët, i dini kaq budallenj, sa mund të besojnë ato që u tregoni ju si të vërteta.
Kur flisni për Shullazin, më duken si ata që bërtasin në pyll nga frika semos i gjen ndonjë gjë, se unë Shullazin e kam ndeshur dy herë në jetën time dhe me porosinë tuaj, në zgjedhjet e 2007 dhe herën e dytë në zgjedhjet e 2009, e kam ndeshur si personin që ka shkuar dhe ka dhunuar takimin elektoral të PS në njësinë 7.
Dëshmitarët janë ata, edhe Vasilika Hysi me Besnik Baren, dhe njëfarë Erzen, Erzen (E ka fjalën për Erzen Breçanin, ish-nëndrejtorin e policisë) pyeteni atë, jo lumin po drejtorin, thojini si ka qenë ai rast”, tha Rama
Diskutime rreth kësaj post