E PËRDITËSUAR
Në universitetet publike janë zyrtarizuar rektorët dhe pjesa më e madhe e dekanëve të rinj, që do të drejtojnë këto institucione për katër vitet e ardhshme, pas zgjedhjeve te zhvilluara dje.
Universiteti i Tiranës:
Mynyr Koni
Universiteti i Mjekësisë:
Arben Gjata
Universiteti Politeknik:
Andrea Maliqari
Universiteti Bujqësor:
Bahri Musabelliu
Universiteti i Arteve:
Kastriot Caushi
Universiteti i Sporteve:
Agron Cuka
Universiteti i Durrësit:
Kseanela Sotirofski
Universiteti i Vlorës:
Roland Ziso
Universiteti i Elbasanit:
Skënder Topi
Universiteti i Shkodrës:
Adem Bekteshi
Universiteti i Gjirokastrës:
Bektash Mema
Universiteti i Korçës:
Ali Jashari
Procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës vijoi normalisht dhe gjatë gjithë ditës nuk u raportua asnjë problematikë. Studentët votuan qetw në Fakultetet e tyre, për të zgjedhur strukturat drejtuese. Sipas Komisionit institucional zgjedhor, pjesëmarrja në votime ka qenë 98%.
Mediat bëjnw të ditura se jashtë kamerave ka pasur studentë që pretendojnë se kanë parë fotografime të votës, por askush nuk ka pranuar të denoncojë publikisht ndonjë rast konkret.
Ndërkohë, një grup studentësh në Universitetin Politeknik zhvilluan sot një protestë, duke u bërë thirrje studentëve të bojkotojnë procesin zgjedhor. Sipas studentëve protestues, bojkoti është zgjidhja më e mirë, pasi vota e tyre nuk përbën asnjë diferencë në këto zgjedhje.
Studentët thonë se këto zgjedhje nuk do të sjellin asnjë ndryshim si për cilësinë, tarifat dhe kushtet e ambienteve ku ata zhvillojnë mësim.
NUMËRIMI PËR STAFET AKADEMIKE NË UT, KONI MUND DIBRËN
Rreth orës 20:00 të mbrëmjes ka përfunduar numërimi i votave për stafet akademike në Universitetin e Tiranës. Nga numërimi ka rezultuar se kandidati për Rektor, profesor Mynyr Koni ka marrë 460 vota, kundrejt Klodeta Dibrës e cila ka marrë 243 vota. Ndërkaq pritet numërimi i votave të studentëve.
ALI JASHARI ZGJIDHET REKTOR I UNIVERSITETIT TË KORÇËS
Ka mbaruar numërimi i votave për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Korçës, ku fitues rezulton Ali Jashari. Ai ka marrë 78 vota, kundrejt kandidatit tjetër për rektor, Lorenc Konomi që mori 68 vota.
PJESËMARRJA NË FAKULTETE
Fakulteti i Shkencave Sociale 94.8 %
Fakulteti i Shkencave të Natyrës 98 %
Fakulteti Ekonomik 99 %
Fakulteti i Drejtësisë 97 %
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 98 %
Fakulteti Histori-Filologji 99 %
Departamenti Edukimit Fizik 100 %
Instituti i Fizikës Bërthamore 100 %
Filiali Kukës 100 %
Filiali Sarandë 100 %
Në universitetet publike janë zyrtarizuar rektorët dhe pjesa më e madhe e dekanëve të rinj, që do të drejtojnë këto institucione për katër vitet e ardhshme, pas zgjedhjeve te zhvilluara dje.
Universiteti i Tiranës:
Mynyr Koni
Universiteti i Mjekësisë:
Arben Gjata
Universiteti Politeknik:
Andrea Maliqari
Universiteti Bujqësor:
Bahri Musabelliu
Universiteti i Arteve:
Kastriot Caushi
Universiteti i Sporteve:
Agron Cuka
Universiteti i Durrësit:
Kseanela Sotirofski
Universiteti i Vlorës:
Roland Ziso
Universiteti i Elbasanit:
Skënder Topi
Universiteti i Shkodrës:
Adem Bekteshi
Universiteti i Gjirokastrës:
Bektash Mema
Universiteti i Korçës:
Ali Jashari
Diskutime rreth kësaj post