Topalli sulmon Bashën: Pse nuk e ke denoncuar ti Shullazin, por pret gjithmonë Berishën?
Ish-kryetarja demokrate e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe kreu i PD-së, Basha, janë përplasur gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar lidhur me aksionin politik që po ndjek opozita.
Siç njofton “27.al”, Topalli e ka kritikuar Bashën për një opozitë të dobët me reagime të vonuara për situatën politike në vend. Topalli i ka kërkuar Bashës shpjegime lidhur me çështjen e hetimit të CEZ-it.
“Çfarë ju ka penguar ta kërkoni këtë hetim nëntë muaj më parë? Pse u deshën nëntë muaj që të arrijmë në këtë përfundim se u dashka hetimin për CEZ-in… Çfarë fshihet pas kësaj heshtjeje nëntë mujore?”, ka thënë ajo.
Ndërsa Basha është përgjigjur shkurt: Po mblidhnim fakte.
Arrestimi i Emiliano Shullazit ka qenë një tjetër çështje për të cilën Topalli ka kritikuar kreun e partisë. Topalli e ka pyetur sërish kryetarin Basha: Pse Berisha denoncon gjithmonë dhe i pari, Shullazin?
Ndërsa Basha është përgjigjur: “Je e pasaktë! E kemi denoncuar gjithmonë.”
Topalli: “Po, por gjithmonë, pasi e ka denoncuar Berisha. Presupozohet që ti do të jesh kryeministër i ardhshëm dhe duhet t’u dalësh për zot qëndrimeve që i takojnë një kryetari partie”.
Diskutime rreth kësaj post