Komisariati i Policisë Lushnje, duke marrë shkas nga një emision televiziv, ka arrestuar dy persona të cilët shfrytëzonin për prostitucion 16-vjeçaren.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier, duke marë dijeni nga emisioni investigativ “STOP”, menjëherë organizoi shërbimet e policisë, të cilat bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e Klodian Kiptiu, 38 vjeç, banues në Lushnje, si dhe S. Muaxhiri, 18 vjeçe, banuese në Lushnje.
Ndalimi i tyre u bë pasi të dy, në bashkëpunim, kanë shfrytëzuar për prostitucion në rrethana rënduese shtetasen e mitur A.S., 16 vjeçe, me banim në Lushnje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Lushnje për hetim të mëtejshëm.
Diskutime rreth kësaj post