Sulmohen shqiptarët në ndeshjen Shkëndija – Vardari.
Shqiptarët vazhdojnë të jenë viktimë e sulmeve dhe fyerjeve raciste në Ballkan nga fqinjët për rreth.
Kësaj rradhe, në një ndeshje vendimtare futbolli në kampionatin maqedonas, ku po ndesheshin Shkëndija e Tetovës me Vardarin.
Në këtë ndeshje ku ishin prezentë 20 shqiptarë të ftuar nga klubi Shkëndija, të cilët ishin vendosur në mes të rreth 2 mijë tifozëve të Vardarit, gjatë gjithë kohës këndoheshin këngët tashmë të njohura “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”.
Pas barazimit të rezultatit nga ana shqiptare, situata tensionohet kur tifozët maqedonas fillojnë të gjuajnë gjësende në drejtim të të ftuarve shqiptarë që ishin prezent.Policia arriti me vonesë në vendngjarje për të qetësuar situatën, por situata nuk ndryshoi dhe shqiptarët u detyruan të dilnin nga stadiumi për sigurinë e tyre.
Në mesin e shqiptarëve që ishin prezent ishte edhe Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës që është ndjekës i rregullt i ndeshjeve të Shkëndijes, dëshmon për situatën e krijuar në fushën e futbollit.
Diskutime rreth kësaj post