Me rastin e 25 vjetorit të parlamentit pluralist demokratik, Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë të hënën (18 prill) një veprimtari në kujtesë të kësaj date të shënuar.
Zyra e shtypit pranë Kuvendit bën të ditur se “aktiviteti do të organizohet në bashkëpunim dhe me Akademinë e Shkencave, në orën 11: 00, në sallën e katit IV në Kryesinë e Kuvendit”.
Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të japë një pritje (ora 19:00) në Pallatin e Brigadave, ku do të jenë të ftuar drejtues dhe personalitete të larta të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik në vendin tonë
Diskutime rreth kësaj post