Klodi Lesi, shqiptari i cili në janar të këtij viti vrau gruan e tij greke dhe u zhduk për disa ditë në arrati me djalin katërvjeçar, tregoi me një letër të hapur arsyet që e çuan në krimin ndaj bashkëshortes.
I penduar, 34-vjeçari u kërkon falje prindërve të vajzës, por njëkohësisht i bën ata fajtorë për shkatërrimin e familjes së tij, raporton Shekulli.
Klodi tregon problemet që lindën në familje qyshkur bashkëshortja e tij Leila nisi të afrohej me të ëmën pas lindjes së djalit të parë.
Çifti i kishte ndërprerë marrëdhëniet me prindërit e vajzës pasi Klodi dhe Leila u njohën dhe vendosën të jetonin së bashku në vitin 2008.
Pas lindjes së dy djemve, sjella e gruas nisi të ndryshonte dhe ajo i kërkoi të shoqit që të zhvendoseshin për të jetuar me prindërit e saj.
Kjo bëri që çifti të kishte vazhdimisht përplasje, edhe pse në vitin 2014 ata erdhën për herë të parë në Shqipëri në mënyrë që fëmijët të njiheshin me prindërit e Klodit.
Pas kthimit në Greqi, Leila kërkoi divorcin dhe Klodi e pati gjithmonë e më të vështirë të takonte dy djemtë.
Natën e krimit ai kujton se nga dëshpërimi kishte konsumuar shumë alkool dhe se mbante mend vetëm duart me gjak.
Diskutime rreth kësaj post