Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, deklaron se vizita e kryeministrit shqiptar në Uashington ishte një meritë e tij si figurë politike, ishte shenjë për rëndësinë e Shqipërisë në politikën botërore, apo dicka tjetër, duke aluduar se njeriu me antipatik i Përendimit mbetët ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, që favorizoi Ramën.
Nëpërmjet një statusi në faqen e tij Facebook, Ngjela shprehet: “Vizita e kryeministrit shqiptar në Uashington: Ishte një meritë e tij si figurë politike? Ishte shenjë për rëndësinë e Shqipërisë në politikën botërore? Apo – mos ishte dhe diçka tjetër? Sigurisht që Shqipëria sot eshte pikë qendrore në politikën amerikane dhe gjermane në Ballkan. Por, edhe e penguar nga politika zyrtare shqiptare, kundër interesit shqiptar. Kjo është arsyeja e gjërave – pengesa e kësaj politike në Tirane. Dhe këtë, sigurisht që e përfitoi Rama”.
“E thënë shkurt, shprehet Ngjela, duke vijuar se “Neverine që ka politika amerikane për Berishën e përfitoi Rama si protokoll, nderime dhe si pritje e politikës së lartë amerikane. Por, vetëm të djathtët nuk duan ta kuptojnë këtë në Shqiperi dhe mbeten peng i gravitacionit oriental Berisha. Nuk e kuptojnë, se nuk e duan progresin perëndimor, edhe një grup otomanësh që e shohin Saliun si shpresë osmane në Shqipëri. Gjithsesi, ky eshte realiteti. Berisha konsiderohet sot ende si pengesë në progresin perëndimor të Ballkanit dhe këtë fakt, e përfitoi Rama keto dite në Uashington”.
“Por, a do ta heqë këtë pengese antiprogres Rama? Sigurisht, kjo mbetet për t’u parë. Por, politika amerikane e përkrahu pikërisht për këtë. Këtu do jemi… politika vazhdon”, perfundon Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post