Ministri i Brendshëm i shtetit jugperëndimor gjerman të Saarlandit ka planifikuar përdorimin e testeve të inteligjencës për gjetjen e refugjatëve të talentuar si edhe për përshpejtimin e integrimit të tyre.
“Ne duam të fillojmë një projekt pilot që përdor testet e inteligjencës për zbulimin e talenteve mes refugjatëve, për grupimin e tyre përsa i takon aftësive profesionale apo për të kuptuar se çfarë ata kanë nevojë të mësojnë”, deklaroi ministri Klaus Bouillon për gazetën gjermane ”Rheinische Post”.
Ai shtoi se pret që rreth 600-700 refugjatë ta fillojnë këtë program në mënyrë vullnetare.
“Për këtë çështje, ne po planifikojmë edhe bashkëpunimin me Agjencinë Federale të Punësimit si edhe me ekspertët”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post