Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në Konferencen e Kryeparlamentareve të Iniciativës Adriatiko-Joniane në Split.
Në njoftimin për mediat nga zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë, thuhet se në konferencë moren pjesë kryeparlamentarët e Shqipërisë, Kroacisë, Italisë, Greqisë, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Bosnjes.
Kryetari i Kuvendit Meta, ndërsa ka folur për krizën e refugjateve që ka përfshirë Evropën, është shprehur se “Kriza e refugjateve është problem evropian, kërkon zgjidhje evropiane. Evropa nuk duhet të ngrejë mure dhe Shqipëria do bëjë pjesën e saj brenda mundësive në bashkëpunim me partnerët evropiane”.
Po ashtu, Meta ka theksuar se “BE nuk duhet ta humbasë vemendjen ndaj rajonit tonë. Avancimi i integrimit eshte garanci për sigurinë evropiane. Kriza kërkon koordinim evropian të strukturave të sigurisë dhe inteligjencës. Të mbrojmë hapesirën tone, por duke mos prekur vlerat evropiane të solidaritetit”.
Diskutime rreth kësaj post