Pesë persona janë arrestuar në Britani nën dyshimin se do të kryenin sulme terroriste, në kuadër të një hetimi të nisur pas sulmeve të fundit në Paris dhe Bruksel.
Sipas BBC, që citon autoritetet policore, tre meshkuj të moshave 26, 40 dhe 59 vjeç dhe një grua 29-vjeçare u arrestuan në orët e vona të së enjtes në Birmingam.
Ndërsa personi i pestë, një i ri 26-vjeçar, u arrestua në orët e para të së premtes në aeroportin Gatwick. Të gjithë të arrestuarit rezultojnë nga Birmingami.
Autoritetet lokale i cilësuan arrestimet si shumë domethënëse dhe nënvizuan se hetimet për këtë rast ishin kryer në bashkëpunim me shërbimet sekrete vendase dhe autoritetet belge e franceze, “për të adresuar kërcënimet e përbashkëta pas sulmeve të fundit në Europë”.
Ato deklaruan gjithashtu se, gjatë gjithë kohës individët e arrestuar nuk kanë bërë kurrë një kërcënim serioz për sigurinë publike dhe se nuk kishte informacion që të sugjeronte për planifikimin e një sulmi në Britani.
Sipas BBC, personi i arrestuar në aeroportin Gatwick sapo kishte mbërritur me një fluturim të nisur nga Afrika e Veriut. Ndërsa të tjerët u vunë në pranga nën dyshimin e nxitjes së akteve të terrorizmit.
Agjentët e policisë po kontrollojnë edhe disa prona të personave në fjalë në qytetin e Birmingamit.
Diskutime rreth kësaj post