Grupi parlamentar i PD-së vendos të ndërpresë bojkotin ndaj Kuvendit, si dhe marrëdhënien e kushtëzuar me këtë institucion.
Vendimi është bërë i ditur nga kryetari i grupit parlamntar të PD-së, Edi Paloka.
Sipas tij, të gjithë deputetët e PD-së do të fillojnë të marrin pjesë në komisionet parlamentare të Kuvendit, si dhe të vijojnë normalisht procesin e punës në seancat plenare. Sipas kreut parlamentar të PD-së, kushtet për të cilat PD ishte detyruar të merrte vendimet mund të quhen të realizuara, gjë që bën të mundur vijimin normal të pjesëmarrjes së PD në komisionet parlamentare dhe seanca.
Diskutime rreth kësaj post