Më 12 prill 1961, kozmonauti sovjetik Juri Gagarin u bë njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë, kur, në anijen e tij Vostok 1, ai bëri një fluturim orbital 108-minuta.
Kuratori i lartë i një ekspozite në Muzeumin Shkencor tregon për History Extra 8 gjëra që ndoshta nuk i dini për Juri Gagarin.
1 – Kur ai u nis në hapësirë, Gagarin ishte veshur me një kostum hapësinor ngjyrë portokalli të hapur si dhe një skafandër të kuqe. Në shkronjat e shtypura në veshje, e dallonin Gagairin që ishte qytetar sovjetik, kështu që ai të njihej pas daljes me parashutë nga anija
2 – Gagarin u nis me fjalët “Pojehali” që do të thotë “Le të nisemi”.
3 – Gagarin ishte vetëm 27 vjeç kur u nis në fluturimin e tij legjendar.
4 – Anija fluturuese e Gagarin mbante një raketë të përshtatur të quajtur R-7 ose Semyorka. Raketa ndodhej në anijen Vostok që do thotë në rusisht “lindje”.
5 – Thuhet se Gagarin bëri një përshtypje të mirë te shefi projektues Korolev, kur ai ndoqi zakonin rus kur hyri në një shtëpi dhe hoqi këpucët e tij para se të bëheshin planet për dizajnimin e anijes Vostok.
6 – Që nga 12 prill 1961, në përvjetorin e fluturimit të parë të Gagarinit, kjo ditë është festuar në Rusi si një festë e njohur si Dita e Kozmonautikës.
7 – Juri Gagarin u zgjodh gjithashtu komandant i misionit fatkeq Soyuz 1, i cili u rrëzua në 24 prill 1967. Ai vdiq në një fluturim trajnues vitin e ardhshëm.
8 – Gagarin u trajnua si një punëtor çeliku dhe u ftua për të vizituar Anglinë në korrik të vitit 1961, vetëm disa muaj pas misionit të tij historik./Tirana Observer/
Diskutime rreth kësaj post