Të dielën, më 17 prill 2016, do të mbahet ceremonia e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve.
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës bën të ditur se kjo ceremoni do të mbahet në hapësirën ndërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës, transmeton Koha.net.
Letërnjoftimet me të cilat mund të kalohet kufiri duhet të jenë biometrike.
Vetëm me letërnjoftime shtetasit e Kosovës prej vitesh mund të kalojnë kufirin edhe me Shqipërinë e Malin e Zi.
Diskutime rreth kësaj post