Emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel trajtoi problemin e metadonit, substancës që duhet të ndihmojë përdoruesit e drogës të largohen prej saj, por që në fakt ndodh e kundërta sepse ajo krijon një tjetër varësi.
Në qendrën “Labyrinth” e cila ka tre pika në Kosovë, në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, trajtohen rreth 1400 pacientë, 100 prej të cilëve janë pacientë të përhershëm.
Madje janë nga ata që kanë hequr dorë prej vitesh nga përdorimi heroinës, por nuk po gjejnë shpëtim nga metadoni. Ky medikament shitet në farmaci krejt lehtësisht, ndonëse ligji e ndalon.
Madje i shitet çdo personi, mjafton që të flasësh me kodet përkatëse. “Fiks Fare” soli edhe rastin e një përdoruesi i cili është ndarë nga droga, por jo nga metadoni.
Gazetarët e “Fiks Fare” gjetën dy persona që po injektonin metadonin, ndërkohë që vendi është i mbushur me shiringa. Ata tregojnë se e kanë të pamundur të largohen nga metadoni.
Mjeku specialist, Zini Sulaj, shef i Toksikologjisë në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” thotë se nëse metadoni nëse keqpërdoret, vret.
Diskutime rreth kësaj post