Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi mbështet idenë e futjes së mësimit të fesë në shkolla, duke theksuar se terrorizmi nuk ka asnjë lidhje me muslimanët.
“Shqipëria është vend besnik me luftën kundër terrorizmit. Të dielën u zhvilluar dita e profetit Muhamet, pra nuk ka asnjë lidhje mes muslimanëve që jetojnë çdo ditë në mënyrë të paqtë dhe xhihadistëve që abuzojnë pas besimit. Të rinjtë janë rekrutuar përmes internetit. Armët tona në luftën kundër terrorizmit janë bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve. Të parandalohet që në shkolla”, tha Fitoussi.
Ndërsa ministrja Elona Gjebrea tha se është zgjeruar drejtoria e antiterrorit më i madh i Ballkanit.
Ambasadori gjerman Helmut Hofman tha se lufta ndaj terrorizmit është në axhendën e shumë vendeve. “Terrorizmi përdor metoda moderne komunikimi”, tha ai.
Vendet ballkanike po diskutojnë në Tiranë për luftën kundër terrorizmit, ku janë ftuar përfaqësues nga shtatë vende të Ballkanit, si dhe përfaqësues te organizmave ndërkombëtare, OSBE, dhe oficerëve ndërlidhës të atashuar në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post