Google kohët e fundit ka vënë njësinë e tij të robotikës Boston Dynamics në shitje, por kjo nuk do të thotë se kompania është jashtë nga biznesi Automat.
Një robot i ri me dy këmbë nga robotika Schaft e Google është shfaqur të premten në konferencën New Economic Summit në Tokio, Japoni.
Roboti i vogël është shfaqur duke ecur në një numër të situatave që mund të jenë të vështira edhe për njerëzit, duke përfshirë edhe një plazh me rërë, një terren shkëmbor, në borë, në një pjerrësi, dhe në një shkallë të ngushtë.
Në një pikë,gjatë videos së demonstrimit, ne mund të shikojmë edhe se si roboti përballon pengesat e zakonshme, të lëvizshme, të hedhura nën “këmbët” e tij, ndoshta më mirë se njerëzit.
Sigurisht ne kemi robotë të cilët ndërtojnë makinat tona, menaxhojnë inventarin në fabrika madje ndërtojnë edhe shtëpitë tona. Por ky është ai lloj roboti që mundet, për shembull, të mbajë qeset me ushqime për një person. Kjo lloj asistence e punës njerëzore nga një robot mund të ketë ndikim të madh në të ardhmen.
Google nuk ka lëshuar asgjë në lidhje me debutimin komercial për robotin, por vetëm demonstrimi është i mjaftueshëm për të dhënë mesazhin më të rëndësishëm: ditët e punës njerëzore bazuar në muskuj janë të numëruara. / krokodili.al
Diskutime rreth kësaj post