Zgjedhjet e bëra së fundmi në Partinë Socialiste duket se kanë tërhequr vëmendjen edhe të politikanëve perëndimor.
Deputetja socialiste franceze, Aurelie Filippetti ka bëë një deklaratë përsa i përket zgjedhjeve që po zhvillohen në Francë ku po debatohet për primaret që do të zhvillohen për garën presidenciale.
“Ka nga ata që ëndërrojnë një primare alla shqiptare: vetëm një kandidat, Francois Hollande, dhe asnjë kokë të mos ngrihet”.
Deklarata e deputetes është bërë në një artikull të saj të botuar në gazetën “Le Parisien”, mbi debatin për garën brenda socialistëve për nxjerrjen e kandidatit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.
Diskutime rreth kësaj post