Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama përmes një statusi në Facebook, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili dje tha se mësimi fetar duhet të futet në shkolla.
Lama ka thënë se luftimi ndaj ekstremizmit fetar nuk bëhet duke iu mësuar fëmijëve fenë nëpër shkolla, por duke iu mësuar shkencën e ndriçuar mendjen.
Sipas Lamës, kultura fetare duhet të merret në familje dhe objekte fetare të cilat duhet monitoruar nga shteti./Zeri/
Lexoni statusin e plotë të Alma Lamës:
Ekstremizmi fetar nuk luftohet duke iu mesuar femijeve fene neper shkolla, por duke iu mesuar shkencen e ndricuar mendjen. Kultura fetare mund te merret ne familje dhe objekte fetare te cilat duhet te monitorohen nga shteti, qe te mos nxisin ekstremizmin. Ne shkolla mund te mesohet historia e qyteterimeve dhe roli i fese, dhe kjo ne fakt eshte pjese e kurrikulumeve aktuale. Dogmat dhe mitet nuk e kane vendin ne institucionin e dijes. Ndarja e fese nga shkolla eshte bere qe ne qeverine e pare shqiptare te udhehequr nga Ismail Qemali. Ky vizion i laicitetit duhet te vazhdoje pa asnje dileme. Propozimin e kryeministrit Rama per te futur mesimin e feve ne shkollat publike e shoh si shume te gabuar.
Diskutime rreth kësaj post