Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi në një dalje publike para mediave ka bërë publike para mediave rezultatet e Referendumin të mbajtur dje ku anëtarët e selisë rozë iu drejtuan kutive në 385 qendra votim, për t’i dhënë përgjigje me “Po” ose ” JO” pyetjes: “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër. A konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit?.
Sipas Klosit, nga të dhentat që u disponua nga ky proces rezultoi se 95 % e anëtarësisë votuan pro dhe 5%, jo.
“Dje foli vetëm anëtarësia e PS. Ishte shprehje e lartë e një partie për një çështje të tillë Ky ushtrim demokratik parealizuar më parë pati vlerësim maksimal nga anëtarësia e PS. 84 për qind e anëtarësisë ushtruan të drejtën e votës. Kjo dëshmoi se përveç se forca më demokratike në vend, PS është partia më e organizuar në Shqipëri. Anëtarësia e partisë me vullnet të lirë hodhi votën sipas bindjes që u shtrua për diskutim. Mbi 95 për qind votoj për afirmimin e normës statutore që vendosi kongresi për të rinovuar mandatin e partisë kur partia fiton, është në qeveri. Është për tu theksuar se infrastruktura”, pohoi Klosi.
REZULTATET SIPAS QARQEVE
Shkodër 83.8 % pjesëmarrje
Kukës 74.4 % pjesëmarrje
Lezhë 76.6 % pjesëmarrje – 95 % votuan me ‘PO’
Durrës 84.3 % pjesëmarrje, 96 % votuan ‘PO’
Tiranë 85.6 % pjesëmarrje, 93 % votuan ‘PO’
Elbasan 84.5 % pjesëmarrje, 95.9 % votuan ‘PO’
Fier 87.2 % pjesëmarrje, 96.3 % votuan ‘PO’
Berat 84.9 % pjesëmarrje, 94 % votuan ‘PO’
Korçë 86 % pjesëmarrje, 93.1 % votuan ‘PO’
Gjirokastër 76 % pjesëmarrje, 94% votuan ‘PO’
Vlorë 83.4 % pjesëmarrje, 93.4 % votuan ‘PO’
Në total pjesëmarrja 84 % , nga të cilët 94.9 % iu përgjigjën “PO”
Diskutime rreth kësaj post