Një dokument i Policisë së Shtetit ngre pikëpyetje dhe dyshime, sa i takon motive të sulmit ndaj makinës së deputetit të Partisë Demokratike, Bedri Hoxha, vitin e kaluar, në Burrel.
Deputeti Hoxha deklaroi asokohe se, sulmi kishte prapavijë politike, duke e lidhur me detyrën e tij si ligjvënës të Partisë Demokratike.
Madje, ligjvënësi u kërkoi institucioneve ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërsa PD bëri një deklaratë të fortë.
Por çfarë thotë Policia e Shtetit për këtë ngjarje? Shqiptarja.com disponon procesverbalin, i cili përshkruan lëvizjet e deputetit demokrat, para sulmit ndaj makinës së tij.
Në procesverbalin e mbajtur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, Azis Heta, thuhet se, nga makina kanë dalë dy persona, njëri i seksit mashkull dhe tjetri i seksit femër, të cilët kanë hyrë në hotel me valixhe në duar.
Diskutime rreth kësaj post