E ftuar ne emisionin e mëngjesit 7 pa 5, Zëvëndësambasadoria e Republikës Federale e Gjermanisë në Shqipëri, shpjegon procedurat që duhet të ndjekin qytetarët shqiptarë për tu punësuar në Gjermani.
Prej 1 janarit 2016 sipas Rregullores së re për vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Shqipëria, shtetasit shqiptarë kanë të drejtë të aplikojnë për punë në Gjermani sipas ligjit gjerman. Për vendet e punës në Gjermani kanë përparësi shtetasit gjermanë, shtetasit e Bashkimit Evropian.
Azili ekonomik nuk ekziston
Shtetasit shqiptarë duhet të gjejnë një vend pune në Gjermani, të lidhin një kontratë pune. Kontratën (origjinale) dhe dokumente të tjerë i dorëzojnë në Ambasadën Gjermane në Tiranë dhe maksimumi për dy javë marrin përgjigje. Gjatë tre muajve të parë kanë aplikuar 600 persona, nga të cilët 200 aplikime janë pranuar, 100 janë refuzuar dhe pjesa tjetër është në shqyrtim.
Gjuha gjermane nuk është kusht.
Shtetasit shqiptarë mund të shkojnë në Gjermani të lidhin kontratën e punës. Shtetasit shqiptarë duhet të marrin vetë përsipër akomodimin dhe çdo gjë tjetër që u nevojitet gjatë kohës së punësimit të tyre në Gjermani.
Për më shumë informacion kontaktoni në faqen e Ambasadës Gjermane në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post