Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për çështjen e armëve kimike dhe shkakun se pse Shqipëria i refuzoi ato.
“Unë kam qenë i qartë që ditën e parë me partnerët amerikan, duke iu thënë që jemi të gatshëm, por i kam paralajmëruar për disa kushte. Ato nuk ishin as armë kimike, ishin lëndë kimike”, tha Rama, në Zona e Debatit në Klan Kosova. Kryeministri u shpreh se partnerët amerikanë e kanë pranuar këtë pasi nuk ishin plotësuar kushtet. “Si përfundim partnerët tanë e kanë pranuar këtë pasi ky aksion u bë i pamundur, jo për diçka tjetër, por se nuk u plotësuan kushtet”.
Kreu i qeverisë shqiptari foli edhe për ftesën që i është bërë për në Shtëpinë e Bardhë. “Vizita në Shtëpinë e Bardhë nuk është diçka që ndodh çdo ditë. Kur kam marrë ftesën ka qenë emocionuese”, u shpreh Rama.
Kryeministri bëri një vlerësim edhe për veten e tij kur tha se ai është si Jose Mourinho.
“Jam si Mourinho, kam gjithmonë të drejtë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post