Një efektiv i Policisë Rrugore është filmuar duke gjobitur një drejtues automjeti. Nuk ka asgjë të keqe deri këtu, por e çuditshmja ndodh kur polici e pyet qytetarin nëse gjobën e do për përdorim celulari në kohën që është në timon apo për parkim të gabuar.
“Si e do gjobën? Për celular apo për parkim? Po të pyes në mënyrë shoqërore”, thotë polici.
“Ti zbato ligjin, zotëri. Mos më pyet mua”, ia kthen qytetari.
/ Top Channel
Diskutime rreth kësaj post