Kerry nxit Iranin për të kontribuar në përfundimin e konflikteve në Siri dhe Jemen
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në vizitë në Bahrein nxiti sot Iranin si shtet fqinj për të ndihmuar komunitetin ndërkombëtar në dhënien fund të konflikteve rajonale që po rrënojnë Sirinë dhe Jemenin.
“Ne i bëjmë thirrje Iranit, për t’i dëshmuar mbarë botës se dëshiron të jetë një anëtar konstruktiv i komunitetit ndërkombëtar, në formë mbështetjeje për paqen dhe stabilitetin, si dhe për të kontribuar në përfundimin e luftës në Jemen, në Siri, jo në përkeqësimin e saj”, u shpreh Kerry gjatë një konference shtypi në Manama.
Kreu i diplomacisë amerikane, në vizitë zyrtare për herë të parë në Bahrein u shpreh në prani të homologut të tij, sheikut Khaled ben Ahmed Al Khalifa, ndërsa qeveria sunite ka ndërprerë në fillim të vitit marrëdhëniet diplomatike me Republikën shiite iraniane./
Diskutime rreth kësaj post