Ish-shefi plitik i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, i dënuar në fund të marsit me 40 vite burg për gjenocid, u shpreh sot viktimë e një dënimi monstruoz, me rastin e shfaqjes së tij të parë publike që prej gjykimit.
“Në vend që të merrnin të vetmin vendim të drejtë, atë që të më lirojnë dhe të më lënë të kthehem në shtëpi, ne kemi tashmë një gjykim dhe është një gjykim monstruoz, siurse edhe vetë akti i akuzës në vetvete është monstruoz”, theksoi Karaxhiç.
Nga ana tjetër prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë do të apelojë vendimin e pafajësisë së ultranacionalistit serb Vojislav Sheshelj, njoftoi ai duke cituar parregullsi në shkallë të gjerë në vendimin e gjyqtarëve.
Në këndvështrimin e kundërshtarëve të tij, Vojislav Sheshelj 61 vjeç simbolizon nacionalizmin serb në konfliktet në Kroaci (1991-95) dhe në Bosnje (1992-95), një formë frymëzimi nga fjalimet e tij të zjarrta. Konfliktet shënuan 20.000 të vdekur në Kroaci dhe 100.000 në Bosnje.
Në fakt gjyqtarët kishin vlerësuar se themeluesi i Partisë Radikale Serbe (SRS) nuk ishte shefi hierarkik i milicive të SRS-së dhe se fjalimet e tij nuk bënin pjesë në një plan kriminal por kishin për qëllim të përforconin moralin e trupave.
Diskutime rreth kësaj post