Disa ditë pas tragjedisë në kryeqytet ku mbeti i vrarë një 50 vjeçar me thikë dhe të dyshuar për vrasje janë djali dhe kunati i tij, dalin dëshmi të reja.
Jurgen Kurti ka deklaruar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se të shtunën në mesnatë, nëna e kishte lajmëruar se babai kishte shkuar i dehur në banesë dhe kishte tentuar të hynte me forcë. Për këtë arsye, Shpresa Kurti kishte lajmëruar edhe vëllain e saj, Leonard Ristanin, të cilin e kishte vënë në dijeni për atë çfarë po ndodhte mes saj dhe të shoqit.
Në momentin kur e shoqja i hapi derën, ai tentoi ta godiste me thikë, por ndërhyri kunati me djalin.
“Babai goditi dajën dy herë në trup dhe ai ra në tokë. Më pas u ngrit dhe u drejtua t’i merrte thikën babit nga dora. U përleshëm të dy me të. Nuk e di me saktësi se cili nga ne e goditi pasi i morëm thikën nga dora, por e pashë që u plagos rëndë dhe u rrëzua. E kam lënë aty të plagosur rëndë, nuk e dija se ka vdekur, dhe u nisa të dërgoj dajën me makinë në spital”, ka treguar në Polici Jurgen Kurti, shkruan “Panorama”
Më pas ka treguar se gjatë rrugës janë shkëmbyer me një makinë Policie dhe u ka treguar se çfarë kishte ndodhur.
Diskutime rreth kësaj post