Kosova dhe Shqipëria zhvillojnë sot në Prizren një takim me temën “Bashkëpunimi ndërkufitar dhe lufta kundër krimit të organizuar”.
“Me fillim nga ora 10:00, do të mbahet takimi i përbashkët i përfaqësuesve të Prokurorit të Shtetit, gjykatave, Policisë dhe Doganave të Kosovës, me përfaqësues të Prokurorisë, Gjykatës dhe Policisë nga Republika e Shqipërisë”, bën të ditur njoftimi i dërguar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Organizuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, takimi do të mbahet në Vërmicë, lokalitet afër qytetit më të madh jugor të Kosovës te porta kryesore e kufirit me Shqipërinë nga kalohet nëpër autostradë.
Në takim marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, zv. ministri i MPB-së, Valdet Hoxha, , zv. ministrja e MPB-së, Shqipëri, Elona Gjebrea, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, si dhe drejtues të lartë të prokurorive dhe policive të të dyja vendeve.
Diskutime rreth kësaj post