Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në emisionin e Ardit Gjebreas në TV Klan.
Ai ka marrë pjesë në rubrikën “Power kids” dhe ka rrëfyer disa nga ëndrrat e tij kur ishte i vogël.
Berisha ka thënë se kur ishte i vogël nuk ëndërronte të bëhej politikan, por poet ose shkrimtar, madje edhe shkencëtar.
Ndërkohë, Berisha ka thënë se e ka lënë me dhimbje profesionin e mjekut për t’u marrë me politikë më pas.