Formulari i vetëdeklarimit për gjyqtarët dhe prokurorët do të ketë edhe një pyetje shtesë.
Nëse një zyrtar, gjyqtar apo prokuror ka qenë i shtruar në një spital psikiatrik, është i detyruar ta deklarojë pas ndryshimeve të fundit në formularin e dekriminalizimit”, raporton e përditshmja Mapo.
Ndryshimet e minutës së fundit në formularin e vetëdeklarimit përfshijnë edhe masat e sigurisë të cilave mund t’u jetë nënshtruar një zyrtar, duke përfshirë edhe ndalimin e daljes jashtë shtetit.
Ata duhet të deklarojnë edhe nëse për ta është lëshuar ndonjëherë urdhër-kërkimi ndërkombëtar apo nëse janë dëbuar nga ndonjë vend.
MAPO shkruan se formularët e parë të vetëdeklarimit janë shpërndarë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në 29 mars për gjyqtarët dhe prokurorët dhe ata duhet t’i dorëzojnë të plotësuar deri në datën 4 maj.