Huseyin Balter nga Sanliurfa (Şanlıurfa), në jug të Turqisë, prej 15 vitesh kujdeset duke ushqyer më shumë se 100 macet e qytetit.
Batler punon në stadiumin GAP Arena në Sanliurfa, ku pas orarit të punës në vende të caktuara nëpër qytet çdo ditë me kujdes çon mishin e copëtuar enkas për macet.
Edhe pse paga e tij nuk është shumë e madhe, 53-vjeçari “mik i maceve”, siç e thërrasin në qytet, shpenzon deri në 700 lira (rreth 200 euro) për ushqimin e maceve, apo gati gjysmën e pagës, raporton AA.
Admiruesi i kafshëve secilës mace i kushton vëmendje të veçantë, kështu ai ka mësuar se nuk e dëshirojnë ushqimin e njëjtë, por lloje të ndryshme të mishit.
Diskutime rreth kësaj post