Ish-guvernatori Ardian Fullani kërkon gjysëm milion euro dëmshpërblim për shkarkimin e tij nga ky post.
Ai thotë se i është shkaktuar një dëm moral dhe psikologjik.
Kjo bëhet me dije nga deputeti socialist Erjon Braçe, njeriu që denoncoi fort skandalin dhe abuzimet e Bankës së Shqipërisë kur u vodhën më shumë se 7 miliard lekë.
“Ndiqeni gjyqin gjysëm milion euro.
Është gjyqi i Fullanit.
Prej ores 13.00, ne gjykaten administrative ketu ne Tirane;
Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, do të jetë në seancën e dytë të një gjyqi ku ka paditur Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e tij.
Se mos keni harruar;
Adrian Fullani eshte guvernatori i Bankes se Shqiperise, ne mandatin e te cilit, ndodhi vjedhja me e madhe e Bankes se Shqiperise nga brenda; ka dhe te tjera por po e le me kaq!!
Banka e Shqiperise eshte banka qe u vodh nen mandatin e Adrian Fullanit; keshilli mbikqyres i Bankes shkarkoi Adrian Fullanin ne kushtet kur mbi te kishte nje akuze te rende dhe kur ishte nen arrest!!
Kuvendi i Shqiperise eshte institucioni qe ratifikoi vendimin e Keshillit per shkarkimin e Adrian Fullanit kur mbi te kishte nje akuze shume te rende dhe ishte ne arrest!!
Gjyqi?
Gjyqi është ai që duhet të vendosë për gjysëm milioni euro para publike.
Seanca e pare ka qene super!!
Gjyqi eshte i hapur. Secili nder ju mund ta ndjeke ate dhe, nuk duhet te humbe rastin pa degjuar ligjerimet ekzemplare te avokates se Familjes, Erinda Ballanca!!
Ne seancen e pare, ka kerkuar psikologe qe te vleresoje gjendjen e Adrian Fullanit si dhe demin moral shkaktuar atij nga shkarkimet”, shkruan deputeti socialist.
Diskutime rreth kësaj post