Yacouba Sawadogo është një fermer sipërmarrës afrikan i cili ka udhëtuar nëpër shkretëtira për 20 vite duke risjellë në jetë shpyllëzimin dhe teknika të ruajtjes së tokës. Mjetet e tij të vetme janë një lopatë dhe besimi i prerë se çdo gjë do ndryshojë për mirë.
Rezultatet mahnitëse flasin vet.
Në vitin 1980, një thatësirë e tmerrshme goditi rajonin Sahel të Afrikës duke shkatërruar bimësinë dhe gjelbërimin e duke ulur shirat në 80%. Për të mbijetuar shumica e banorëve u larguan. Por Yacouna qëndroi.
Duke përdorur praktikën afrikane të fermerëve “zai” ai mbolli fara në gropa të vogla të mbushura me pleh. Këto gropa më pas u mbushën me ujë gjatë sezonit me reshje shiu duke mbetur të lagështa dhe ruajtur kripërat minerale gjatë periudha me thatësisë.
Eksperimentet ishin të suksesshme, cilësia e tokës u rrit. Sawadogo mbolli gjithashtu pemë e bimë të reja.
Historia e Yocouna u bë e njohur kudo në botë, dhe në vitin 2010 ai u bë pjesë e dokumentarit “Njeriu që ndaloi shkretëtirën”.
Diskutime rreth kësaj post