Sipermarresit e huaj po shtojne interesin per te kultivuar luleshtydhe, kivi, brokoli etj, bime qe nuk hyjne ne grupin e produkteve tradicionale bujqesore shqiptare, duke i dhene keshtu nje diversitet te ri prodhimit bujqesor ne vendin tone.
Një grup investitorësh nga rajoni italian i Pulias po studiojnë mundësinë për të investuar në ndërtimin e serave me luleshtrydhe në Shqipëri, duke shfrytëzuar dhe projektet ndërkufitare të Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë, me synim tregun e brendshëm dhe eksportin.
Për sipermarresit e huaj, asryeja kryesore që i tërheq në Shqipëri lidhet me krahun e lirë të fuqisë punëtore, por edhe klimën e terrenin e favorshëm. Në 2014-n prodhimi u rrit me 1.8 herë dhe janë mbjellë 45 hektarë me luleshtrydhe, nga 25 hektarë që ishin mbjellë një vit më parë.
Për vitin 2016 prodhimi pritet të jetë rreth 3,000-3,500 ton. Tregu kryesor është ai lokal, kryesisht Tirana, por luleshtrydhet eksportohen dhe jashtë vendit më së shumti në Bullgari, Mali i Zi, Kosovë dhe rajon.
Diskutime rreth kësaj post