Gracka e emisionit investigativ STOP këtë herë ka zënë brenda ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka rënë pre e një kamere të fshehtë, ku ka dekonspiruar atë që po ndodh brenda koalicionit të majtë qeverisës. Është folur shpesh për një krisje të marrëdhënieve midis Partisë Socialiste dhe LSI, e cila mund të prodhojë zgjedhje të parakohshme. Këtë gjë e konfirmon edhe ministri Tahiri, i cili thotë se këtë verë nuk ka pushime…
Emisioni investigativ STOP në Tv Klan, ka publikuar këtë mbrëmje një kamera të fshehtë, ku protagonist i bisedës është ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka zbuluar se brenda radhëve të socialistëve janë 21 persona me precedentë penalë, të cilët e thënë shkurt i përkasin listës së inkriminuarve që gjenden në Parlamentin e Shqipërisë.
Ndërsa në Partinë Demokratike, po sipas Tahirit, janë ende në kriminalizim e sipër. Ndërsa kokat e mëdhaja, sikundër zbulon Tahiri kanë shpëtuar, edhe pse në Parlamentin e Shqipërisë janë 10 deputetë që u është refuzuar viza nga Ambasada Amerikane. Ndiqni kameran e fshehtë të realizuar nga STOP, se çfarë thotë ministri Tahiri, për numrin e kriminelëve që janë në Parlament sot….Ishte shaka. 1 prill. Shaka….
Diskutime rreth kësaj post