Në emisionin OPINION në Tv Klan, është zhvilluar një debat i nxehtë ku temë diskutimi kanë qenë zhvillimet e fundit në Maqedoni, me theks të veçantë bisedat e publikuara mes funksionarëve të BDI-së.
Analisti dhe shkrimtari i njohur, Andrea Stefani, ka qenë i prerë në qëndrimin e tij duke thënë se “veprimet e pamoralshme të politikanëve dhe përfaqësuesve të popullit patjetër duhet ndëshkuar”.
“Një politikan kurvar nuk mund të udhëheqë vendin. Njerëzit që udhëheqin shqiptarët duhet të jenë të moralshëm, sepse përndryshe shërbimi sekret serb apo të tjerë përmes përgjimeve apo veprimeve të ngjashme i kapin dhe i shantazhojnë siç edhe po ndodh aktualisht. Morali duhet të jetë shtylla e udhëheqësve të vendit”ka deklaruar Andrea Stefani.
Diskutime rreth kësaj post