Deputeti i PS, Taulant Balla duke folur në Parlament, në kushtet kur opozita ka bllokuar foltoren e Parlamentit, tha se Basha ka pozuar me një person të akuzuar për mina me telekomandë.
Ai demonstroi në Parlament fotot, ku shihet F.B me Bashën dhe në një foto tjetër edhe me Topallin.
F.B u arrestua pak ditë më parë në Shkodër.
“Personi ne foto me Lulzim Bashen dhe Jozefina Topallin eshte Flamur Bega. Tre dite me pare pas një hetimi 6 mujor tre persona rane në pranga gjatë operacionit të koduar “Porosia”, pasi iu gjetën arsenal armësh dhe lëndë shpërthyese në automjetin ku ata udhëtonin. Në pranga është vënë Flamur Bega, Hilmi Isufaj dhe Shkëlzen Metalla dhe janë sekuestruar 6 mina me celularë, 2 pistoleta, 1 snajper, si dhe material të tjera hetimore,” u shpreh Balla.
Diskutime rreth kësaj post