Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka dorëzuar armën që mbante pa leje, pas shfuqizimit të ligjit “Për armët”, më datë 26 shkurt 2016.
Lajmin e bëri të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, që në një deklaratë për shtyp njoftoi se deputeti Strazimiri ka dorëzuar armën dhe i është përgjigjur thirrjes së bërë nga komisariati numër 3.
“Lajmi i mirë është që z. Strazimiri e dorëzoi sot pistoletën. Të paktën nuk vazhdoi të ishte në paligjshmëri dhe shpresoj të na kursejë në të ardhmen, ai dhe e gjithë çeta, skenat ku dhunohen punonjësit e policisë. Në ligjin që është miratuar kemi sanksionar që funksionarët e lartë nuk duhet të pajisjen me armë; gjyqtarë, prokurorë, kryetarë komunash..etj. në rast se nuk kanë shqetësim”, tha ministri Tahiri.
Ministri i Punëve të Brendshme në prononcimin e tij foli dhe për politikën e ndjekur prej qeverisë për t’i thënë jo korrupsionit. “Sot ishim në një takim me drejtues komisariatesh dhe drejtorë policie për të diskutuar mbi luftën ndaj korrupsionit apo abuzimeve të ndryshme. Duam t’i shërbejmë qytetarëve pa arrogancë e vonesa, pa abuzime, por me përulje dhe respekt. Unë jam i bindur që publikimi i numrit tim personal është një mundësi shtesë, adresë e fundit për të diskutuar hallet e tyre me Policinë e Shtetit. Gjithësesi duhet ndjekur më së parë rruga ligjore”, tha Ministri Tahiri, i cili shtoi se njerëzit kanë nevojë të shohin shërbim, përulje dhe jo arrogancë.
Diskutime rreth kësaj post